KLD zgjedh kolegjin zgjedhor
Keshilli i Larte i Drejtesise zgjodhi me short anetaret e rinj te kolegjit zgjedhor qe do te perbejne edhe trupen e fundit gjykuese te nje ceshtjeje elektorale.Ne drejtim te kesaj mbledhjeje presidenti i Republikes, kerkoi perzgjedhjen e emrave qe do te mund te garantonin gjykimin e paanshem te proceseve zgjedhore. Por kryetari i shtetit nenvizoi edhe nje tjeter kriter per rinovimin e sistemit te drejtesise ne vend, ate te zevendesimit me njerez qe nuk kane sherbyer ne kohen e komunizmit. Ky mesazh i kreut te shtetit merr nje tjeter vlere, ne kohen kur njerezit e drejtesise jane perfshire ne zbatimin e ligjit te shumedebatuar te dosjeve.