E Diel, 1 Nëntor 2026

KLGJ lejon vijimin e procedurës për gjyqtarin Gerd Hoxha drejt Gjykatës së Posaçme

TIRANË, 17 shkurt /ATSH/ – Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka miratuar vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë për gjyqtarin e Tiranës, Gerd Hoxha, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

KLGJ bëri të ditur se miratoi vendimin për vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për kandidatin Gerd Hoxha.

Sipas vendimmarrjes, KLGJ është mbështetur edhe në një vendim të Gjykatës Kushtetuese  duke rrëzuar qëndrimin e Komisionit të Posaçëm të Verifikimit të Figurës pranë Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), i cili më herët kishte vendosur të mos e lejonte Hoxhën të vijonte garën.

Komisioni kishte argumentuar papërshtatshmërinë e kandidatit për shkak të një fotografie me një përfaqësues të politikës. Me vendimin e fundit, KLGJ i hap rrugë vijimit të procedurave për shqyrtimin e kandidaturës së Hoxhës për pozicionin e shpallur vakant në Gjykatën e Posaçme.

/gj.m/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›