E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLSH 7 miliarde leke dem financiar gjate vitit 2011

Llogariten rreth 7 miliardë lekë dëm financiar me paratë publike të qytetarëve, që Kontrolli i Lartë I Shtetiti ka konstatuar gjatë vitit të shkuar. Në një prezantim të raportit të vitit 2011, kreu i ri i kontrollit të Lartë të Shtetit deklaroi në komisionin e Ekonomisë, se ky dëm financiar është konstatuar kryesisht në fushën e karburanteve dhe atë të energjisë. Sipas Leskajt, nga paratë e dëmit financiar janë arkëtuar rreth 9 për qind, që është një shumë tepër e vogël.
Kryetari Leskaj deklaroi, se gjatë vitit të shkuar u regjistrua një bashkëpunim i zbehtë i Kontrollit të Lartë të Shtetit me Prokurorinë .
Gjatë fjalës së tij, kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetiti kërkoi nga deputetët që të auditojnë edhe vetë veprimtarinë e këtij institucioni.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›