E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLSH Sali Shehu rrezohet nga parlamenti

TIRANE- Parlamenti ka perfshire sot ne rend te dites votimin e dekretit te Presidentit Topi per emerimin e Sali Shehut ne postin e kreut te ri te Kontrollit te Larte te shtetit. Dekreti eshte rrezuar ashtu si pritej pasi si mazhoranca ashtu dhe vete kryeministri Berisha kane shprehur hapur qendrimin kunder emerimit te Shehut ne postin e kreut te KLSH-se.

RREZIMI
Me 1 nentor Komisioni parlamentar i Ekonomise rrezoi dekretin e Presidentit Bamir Topit. Kunder kesaj kandidature votuan 11 deputete te PD-se ndersa Sherefedin Shehu abstenuar. Nga ana e saj opozita bojkotoi votimin. Mbledhja u shoqerua me debate te forta pasi deputetet e mazhorances pretenduan se Topi duhej te konsultohej me pare me Parlamentin per propozimin e kreut te KLSH-se dhe se sipas tyre Shehu ishte nje figure politike. Por keto pretendime u cilesuan te pabaza nga vete kandidati por edhe nga deputetet e opozites.

BERISHA KUNDER
Edhe kryeministri Berisha ne mbledhjen e grupit parlamentar te PD-se me 31 nentor kritikoi Presidentin per mosmarrjen parasysh sipas tij te kritereve qe parashikon ligji per kryetarin e ri te KLSH-se per anashkalimin qe i ka bere Gjykates Kushtetuese per tu konsultuar edhe me Parlamentin. Madje shtoi se per Sali Shehun do te kishte preferuar te jepte doreheqjen nga kandidimi. Sipas Berishes KLSH-se i duhet nje ekspert i zoti i zgjedhur ne baze te ligjit pasi nuk behet fjale per nje kontroll policesk. Mund te kesh qene polic i shkelqyer dhe askush me shume se une nuk i respekton njerezit e uniformes por kjo sdo te thote se eshte kontroll policesk ai qe do besh eshte kontroll tjeter. Ka nje tager tjeter. Une prisja nga i kandiduari te jepte doreheqjen si akt pergjegjesie nuk ndodhi - deklaroi Berisha ne mbledhjen e grupit. Para deputeteve demokrate kryeministri iu referua percaktimit te Gjykates Kushtetuese sipas te ciles kreu i shtetit duhet te konsultohet me parlamentin per kandidaturat qe propozon. Presidenti nuk do ta zbatoje kete percaktim eshte zgjedhja e tij por nje gje eshte e sigurt sa here te mos i permbahet ai do shumezoje veten me zero.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›