KLSH dhe SHKÇAK nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
TIRANE- Kontrollit i Lartë i Shtetit dhe Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (SHKÇAK) nënshkruan të premten marrëveshjen e bashkëpunimit në Tiranë.
Në zbatim të kësaj marrëveshje, KLSH do të angazhohet në realizimin e aktiviteteve të ndryshme me SHKÇAK, të tilla si trajnime, takime konsultative, tryeza të rrumbullakëta, workshop-e, seminare etj, aktivitete këto që synojnë rritjen e cilësisë së punës së stafit të KLSH dhe pjesëmarrjen e SHKÇAK nëpërmjet ekspertizës së kualifikuar në trajnimet e ndryshme për auditimin e jashtëm në Republikën e Shqipërisë.
Drejtorja Ekzekutive e SHKÇAK, Ardiana Bunjaku, vlerësoi këtë bashkëpunim, i cili do të luajë një rol të rëndësishëm jo vetëm për çertifikim e Audituesve te KLSH në kuadër të programit për çertifikimin në Sektorin Publik, por edhe për vetë zhvillimet cilesore e profesionale në SHKÇAK. Zonja Bunjaku theksoi faktin qe kjo Marrëveshje e këtij lloji, e lidhur sot me KLSH, është e para që lidhet jashtë Republikës se Kosovës. Ky bashkëpunim do te shtrihet edhe ne vendet e tjera te rajonit me qellim rritjen e kontributit te këtyre institucioneve ne drejtim te transparencës dhe llogaridhënies ne Sektorin Publik.
Kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj, theksoi gjatë takimit se për KLSH është e rëndësishme që vazhdon të konsolidojë linjat e strategjise se tij të zhvillimit për periudhën 2013-2017, në përputhje me katër objektivat themelore të Strategjisë së Zhvillimit 2011-2017 të EUROSAI
Nëpërmjet realizimit të kësaj marrëveshje, vijoi z.Leskaj, jemi në përmbushje të detyrave për ngritjen e kapaciteteve dhe rritjen e standardeve profesionale në auditim, nëpërmjet trajnimeve, workshopeve dhe aktiviteteve të tjera të përbashkëta.
(m.a/BalkanWeb)