KMDLNJ denon vrasjen e Shefko Sallkoviq dhe plagosjen e Edin Islamoviq
Prishtine 9 Dhjetor 2010 NOA - Keshilli per Mbrojtjen e te Drejtave e te Lirive te Njeriut denoi sot krimin e ndodhur dje me 8 dhjetor ku ne nje prite te organizuar ne fshatin Postenje te Leposaviqit eshte vrare Shefko Sallkoviq dhe eshte plagosur rende Edin Islamoviq.
Keshilli per Mbrojtjen e te Drejtave e te Lirive te Njeriut tha se denon me force vrasjen e Shefko Sallkoviqit dhe plagosjen e Edin Islamoviqit.
Sipas KMDLNJ kjo vrasje eshte nje sulm qe ka per qellim perhapjen e frikes per te gjithe ata qe tentojne te behen pjese e procesit te integrimit te veriut ne Institucionet e Kosoves. Ky rast tregon se sa serioze eshte situate e sigurise ne ate pjese te Kosoves dhe sa eshte e rrezikuar jeta e qytetareve atje nga strukturat kriminale. Ky rast ka ndodhur pikerisht ne diten kur strukturat paralele serbe kane filluar fushaten kunder marrjes pjese te serbeve ne zgjedhjet e Kosoves - ve ne dukje KMDLNJ
Organizata thote se kerkon nga organet pergjegjese qe te ndermarrin masat e nevojshme per identifikimin e autoreve te krimit dhe venien e tyre para drejtesise.
KMDLNJ kerkon me ngulm qe institucionet e Kosoves te zbardhin rastin e vrasjes dhe plagosjes ne te njejten kohe se bashku me EULEX dhe KFOR duhet te marrin masa per te mbrojtur jetet e qytetareve te kesaj pjese te Kosoves
Moszbardhja e ketij rasti dhe rasteve te tjera eshte nje sinjal i keq per sigurine dhe rendin ne Kosove. Krimet e pandricuara ne pjesen veriore kane krijuar nje oaze per kriminelet dhe strukturat kriminale atje.
a.b/NOA