E Shtunë, 31 Tetor 2026

KMSH i kerkon Berishes ngritjen e Univ. Islam dhe xhamise

Objekt diskutimi kane qene disa kerkesa te Komunitetit Mysliman te Shqiperise ku mes te tjerash eshte kerkuar ndihma dhe mbeshtetja e qeverise shqiptare.

Sipas nje njoftimi zyrtar nga Komunitetit Musliman thuhet se Muca pasi e informoi per aktivitetet e Komunitetit Mysliman te Shqiperise e falenderoi Kryeministrin per bashkepunimin e vazhdueshem dhe kerkoi mbeshtetjen e qeverise per pershpejtimin e procedurave te hapjes se Universitetit Islam ne Shqiperi. Kjo kerkese ka gjetur mirekuptimin dhe mbeshtetjen e plote te Kryeministrit Berisha.

Fondi qe Keshilli i Ministrave ka akorduar per komunitetet fetare ishte nje tjeter pike e bisedes qe gjithashtu gjeti mirekuptimin dhe perkrahjen e z. Berisha.

Gjate bisedes kryetari Muca i kerkoi Kryeministrit mbeshtetje per ngritjen e Xhamise se Madhe ne Tirane nderkohe qe eshte bere publike mbeshtetja e Bashkise se Tiranes. Edhe per kete pike Kryeministri e siguroi kryetarin e KMSH-se se qeveria do te jape kontributin qe i takon. Ai theksoi se ndihma e shtetit nuk i ka munguar asnjehere komuniteteve fetare.

2010-12-01 1025

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›