KOLUMBI – De la Espriella: Dëmet nga tërmeti rreth 10 miliardë dollarë

BOGOTA, 18 gusht /ATSH-DPA/ – Një vlerësim fillestar i dëmit total të shkaktuar nga tërmeti kolumbian arriti në rreth 30 trilionë peso (9,6 miliardë dollarë), tha Presidenti i sapoemëruar Abelardo de la Espriella.
Presidenti De la Espriella vlerësoi dëmet në ndërtesa në 24,5 trilionë peso, ndërsa infrastruktura pësoi dëme prej rreth 5,5 trilionë peso.
Shifrat u përpiluan nga një kompani private.
“Gati 27,000 shtëpi u shkatërruan dhe më shumë se 120 000 u dëmtuan. Imagjinoni shkallën e katastrofës”, tha De la Espriella.
Ndërkohë, ylli global i muzikës, e lindur në Kolumbi, Shakira, vizitoi departamentin e prekur rëndë të Chocó, në bregdetin e Paqësorit, dhe premtoi ndihmë financiare për të rindërtuar shkollat e shkatërruara.
Shakira tha se fondacioni i saj ka qenë aktiv në rajonin e lënë pas dore për më shumë se 20 vjet dhe po mbështet ndërtimin e shkollave dhe projekte arsimore për fëmijë dhe të rinj.
Më shumë se 2 800 shkolla në të gjithë Kolumbinë u dëmtuan në tërmetin e 10 gushtit, shumë prej tyre në Chocó, i cili është shtëpia kryesisht e komuniteteve afro-kolumbiane dhe indigjene./ /os/