KOMENT – Sunak dhe Starmer përplasen në debatin e fundit zgjedhor

LONDËR, 27 qershor /ATSH/ – Kryeministri konservator britanik, Rishi Sunak dhe lideri i laburistëve, Keir Starmer u përballën kokë më kokë mbi taksat, imigracionin, çështjet gjinore dhe Brexit në debatin e tyre përfundimtar, përpara zgjedhjeve të përgjithshme të së enjtes së ardhshme, sipas BBC.
Udhëheqësi i konservatorëve akuzoi vazhdimisht Starmerin për planifikimin e rritjes së taksave dhe se nuk kishte plan për t’u marrë me imigracionin e paligjshëm, në debatin 75- minutësh të BBC.
Starmer e kundërshtoi atë për ndërprerjet e vazhdueshme dhe u përpoq të kundërshtonte sulmet duke e akuzuar zotin Sunak për premtime të pafinancuara tatimore dhe se ishte “jashtë kontaktit” me votuesit.
Dyshja nuk kishin njohuri për pyetjet që u përballën nga anëtarët e publikut në Universitetin e Nottingham Trent, me një anëtar të audiencës që pyeti se “a jeni ju të dy vërtet më të mirët që kemi?”.
Udhëheqësi laburist akuzoi kundërshtarin e tij se ishte “ngacmuar” për t’iu përgjigjur zbulimeve rreth kandidatëve konservatorë që dyshohet se kanë vënë baste për kohën e zgjedhjeve të përgjithshme.
Sunak u përgjigj se “ishte e rëndësishme për mua që duke pasur parasysh seriozitetin dhe ndjeshmërinë e çështjeve në fjalë, ato u trajtuan siç duhet, dhe kjo është ajo që unë kam bërë”.
Me sondazhet që tregojnë për një fitore të laburistëve javën e ardhshme, debati mund të ketë qenë shansi i fundit i Sunak për t’i kthyer gjërat.
Ai u përpoq të godiste kundërshtarin e tij laburist mbi taksat, ashtu siç bëri në përplasjen e tyre të parë në fillim të fushatës.
Ai theksoi një raport në ”Daily Telegraph” që Darren Jones i laburistëve tha se dekarbonizimi i ekonomisë do të kushtonte qindra miliarda paund.
Starmer tha se ishte “absolutisht e drejtë që ne duam të detyrojmë investitorët të vijnë së bashku” me paratë e qeverisë që ajo ishte angazhuar për të shpenzuar.
Sunak gjithashtu i tha audiencës se nën një qeveri të ardhshme laburiste “pensioni shtetëror do t’i nënshtrohet një takse pensioni”.
Pretendimi është shqyrtuar në thellësi nga BBC Verify.
Starmer ishte më luftarak në përgjigjet e tij sesa në debatin e parë duke akuzuar Sunak për “përsëritjen e një gënjeshtre” pasi kryeministri pyeti audiencën se “a mund të përballoni të paguani të paktën 2 000 paund më shumë në taksa?”.
Të dy udhëheqësit u përballën gjithashtu me një pyetje në lidhje me Brexit, me një pronar biznesi të vogël duke pyetur se çfarë do të bënin për të përmirësuar tregtinë me BE-në.
Sunak tha se e vetmja mënyrë për të arritur një marrëveshje tjetër tregtare me BE-në do të ishte lejimi i “lëvizjes së lirë nga dyert e pasme”.
Starmer tha se “ne nuk do të kthehemi në BE, ne nuk po i bashkohemi tregut të vetëm ose bashkimit doganor dhe nuk po pranojmë lirinë e lëvizjes”.
Herë të tjera, Sunak ka dominuar debatin duke hedhur pyetje ndaj kundërshtarit të tij laburist mbi qëndrimin e tij ndaj imigracionit të paligjshëm dhe ndalimin e kalimeve me varka të vogla.
Starmer sulmoi planin e Sunak për të dëbuar disa azilkërkues në Ruandë, por u ”mbyt” nga kryeministri duke pyetur vazhdimisht “çfarë do të bënit me ta?”.
Ai më pas pyeti nëse Starmer po planifikonte të bënte një marrëveshje me talebanët për të kthyer azilkërkuesit e refuzuar nga MB.
Starmer iu referua vazhdimisht karrierës së tij të kaluar si kryeprokuror në Angli dhe Uells dhe prejardhjen e tij të “klasës punëtore” dhe u përpoq të sulmonte Sunak se ishte shkëputur nga shqetësimet e botës reale.
Udhëheqësi laburist mori duartrokitje nga audienca e studios teksa akuzoi rivalin e tij konservator se ishte “jashtë kontaktit” kur bëhet fjalë për përfitime./ a.jor.