KOMISIONET E PRJETSHME
Nuk eshte mbyllur viti akoma qe kur bera nje shkrim per pune te permbytjes se Shkodres. Te ulem e te bej te njejtat analiza me duket pune pa buke dhe per me teper qe jam i bindur se sic eshte zakoni ne Shqiperi te gjithe e dine se si duhen bere gjerat pervec atyre qe duhet ti bejne.
Ajo qe kemi degjuar rendom te na thosh Kryeministri yne ne permbytjen e parakaluar ne permbytjen e kaluar ne permbytjen ku jemi dhe qe do ta degjojme edhe ne permbytjen qe do vije eshte se do marrim masa do ngreme grupe pune do bejme projekte do ngreme komisione teknike do... Prit prit nje minute. Se ku e kam degjuar kohe me pare shume kohe me pare kete avazin e fundit.
Para dy shekujsh ne vjetin e larget 1892 Antonio Baldaci nje udhetar i palodhur dhe albanolog i shquar ndermori nje udhetim te gjate neper viset e Turqise Evropiane ku bente pjese edhe Shqiperia asokohe. Per keto udhetime ai shkroi nje liber nje pellembe te trashe ku pershkruan gjithe ci pane syte. Dhe nder te tjera ja cshkruante ai teksa perpelitej maje kalit qe te mberrinte ne Shkoder permes ujerave dhe kenetave qe rrethonin qytetin.
Me te kujtuar nuk mbahet mend permbytje me e madhe se ajo e viteve 1858-lsquo59 pasojat shkaterrimtare te se ciles per te gjithe Zadrimen dhe fshatrat perreth Liqenit te Shkodres e deri ne Mal te Zi nuk u riparuan kurre nga turqit me gjithe komisionet teknike te panumerta qe vinin per te studiuar cdo here qe presionet nderkombetare mbi Kostandinopojen e detyronin ate te vepronte. ...Komisionet teknike turke filluan te vinin ne terren pak vjet pas firmosjes se Traktatit te Berlinit 1878 por deri me sot nuk kane bere asgje. Te shpresojme se tani qe kohet kane ndryshuar drejt qyteterimit te sistemohen nje here e pergjithmone ujerat perreth Liqenit te Shkodres vende keto kaq fatalisht te persekutuara nga permbytjet periodike.
E pabesueshme se sa e vjeter qenka kjo genjeshtra me komisione teknike qe do te studiojne gjendjen ne terren Eumlshte per te vene kujen qe te njejtat argumente qe perdorte Sulltani i Turqise 200 vjet me pare per te mashtruar arnautet i perdor edhe 200 vjet me pas Sulltani i sotem per te mashtruar shqiptaret. Dhe nese e ben me sukses kete pune kjo nuk vjen vetem nga fakti qe sulltani yne i sotem nuk ndryshon shume nga Sulltan Hamiti por edhe se arnautet e ateherme ne shume gjera kane mbetur po aq arnaute si atehere dhe su bene qe su bene dot shqiptare.
A I BEumlJMEuml DOTU mesuam me fasada pune pa bere pune dhe na duket se mund te vazhdojme keshtu perjetesisht mirepo e keqja eshte se u mesuam ne por jo natyra e cila sa here ka hak per te marre na i fshin nga faqja e dheut fasadat e llafeve dhe na le gollomesh perpara realitetit. Prapa fasades se rrenuar te llafeve rrine e presin nje mal me pyetje te cilat duan pergjigje.
A i ripyllezojme dot serish malet me qellim qe prurjet neper rezervuare te mos jene te menjehershme por te vijne dale ngadale
Ne te gjithe pellgun ujembledhes te liqeneve a e ringreme dot sistemin e stacioneve te vrojtimit te perhershem qe te monitorojne motin reshjet ne qiell dhe prurjet neper lumenj
Neper fusha ku ngrihen te gjitha digat e vogla pritat dhe argjinaturat a jemi ne gjendje ti mirembajme ato here pas here dhe duke caktuar prane tyre nga nje njeri qe ne rast anomalish te kete detyre te lajmeroje qendren se cpo ndodh
A jemi ne gjendje ti pastrojme kanalet kulluese vit pas viti nga ndermarrje te specializuara te ngritura per kete qellim dhe qe nuk e fitojne kete pune me tender
A jemi ne gjendje ti disiplinojme lumenjte te pakten Drinin dhe Bunen duke ndertuar pergjate rrjedhes se tyre prita dhe argjinatura te larta e te mbjella me peme te dendura
A eshte ne gjendje shteti dhe komunat qe cdo vit pergjate pritave dhe brigjeve te lumenjve te mbillnin peme dhe breza pyjore te cilat me rrenjet e tyre perforconin token
A jemi ne gjendje te ndalojme rreptesisht germimin dhe marrjen e materialeve inerte nga shtrati i lumenjve qe keshtu jo vetem te shpetojme urat nga rrezimi por edhe te qetesohen lumenjte nga kjo gangrene e papermbajtur
A e ngreme dot nje institut shkencor qe te merret me vrojtimin me koordinimin e masave me mirembajtjen e veprave publike me studimet e gjithe sa thame me siper
A i ngre dot shteti ne qender ne qarqe dhe ne komuna disa struktura te gatshme te emergjencave civile me skuadra te stervitura mjete pune ambiente strehimi ekskavatore zjarrfikes pompa uji shkalle varka makina ambulanca cadra e lloj-lloj cudish te tjera te cilat te rrine ne gatishmeri dhe qe nuk perdoren per pune te tjera
A jemi ne gjendje qe poshte ne fusha te percaktojme qarte nje kon te siperfaqes brenda te cilit nuk mund as te lejohen e as mund te legalizohen ndertimet pasi ne rast emergjence apo prurjesh te jashtezakonshme ajo zona brenda konit eshte e permbytshme
A jemi ne gjendje te hartojme nje plan afatgjate per shpernguljen e atyre familjeve qe jane ne zonen qe ne raste te jashtezakonshme do te permbytet me doemos
A mund te ndertoje shteti me kontribut te perbashket disa qindra shtepi te reja ne shpatet e kodrave atje ku uji nuk arrin shtepi te reja per keta njerez dhe keshtu edhe te liroje fushat nga shtepite e mbjella kuturu edhe njerezit te mos mbyten kohe e pakohe
Per te gjitha keto pyetje dhe per ca te tjera qe specialistet mund te shtojne pergjigjja kam frike se eshte Jo nuk jemi ne gjendje ti bejme. Ca se nuk do politika qe te behen e ca se prape politika nuk behet dot bashke qe ti beje.
Atehere rrini aty ku jeni dhe hallall e paci edhe ujin edhe politiken qe keni.