E Diel, 1 Nëntor 2026

KORE E JUGUT – Eksportet në nivele rekord falë bumit të IA

SEUL, 1 tetor /ATSH-DPA/ – Eksportet e Koresë së Jugut u rritën ndjeshëm gjatë muajit shtator, të nxitura nga kërkesa e vazhdueshme globale për inteligjencën artificiale, treguan sot të dhënat e qeverisë.

”Eksportet u rritën me 83,5% krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, duke arritur një rekord prej 120,9 miliardë dollarësh”, sipas të dhënave të Ministrisë së Tregtisë, Industrisë dhe Burimeve.

Eksportet e gjysmëpërçuesve kaluan për herë të parë shifrën prej 60 miliardë dollarësh.

Çipat tashmë përbëjnë rreth gjysmën e eksporteve totale të Koresë së Jugut.

Koreja e Jugut është vendi ku kanë selinë “Samsung Electronics” dhe “SK Hynix”, dy prej prodhuesve kryesorë në botë të çipave të memories.

Ndërkohë, importet u rritën shumë më ngadalë, me 26% krahasuar me shtatorin e vitit 2025.

Si rezultat, Koreja e Jugut regjistroi për muajin një suficit tregtar rekord prej 49,9 miliardë dollarësh./ /Ad.Ab./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›