E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

KORSIKË – Papa Françesku kërkon laicizëm dinamik dhe të shëndetshëm

PARIS, 15 dhjetor /ATSH-DPA/ – Papa Françesku ka bërë thirrje për një laicizëm të shëndetshëm gjatë vizitës në ishullin francez të Korsikës.

”Kultura e krishterë dhe ajo laike nuk duhet të vihen përballë njëra-tjetrës”, tha papa Françesku, i cili është papa i parë që viziton ndonjëherë ishullin mesdhetar.

Ai bëri thirrje për një laicizëm – ndarjen e kishës nga shteti – që është dinamik dhe i adaptueshëm.

”Bashkëpunimi i vazhdueshëm midis autoriteteve civile dhe shpirtërore i shërben të mirës së komunitetit”, tha papa.

“Një laicizëm i tillë i shëndetshëm lejon që politika të veprojë pa shfrytëzuar fenë dhe feja të jetojë e lirë pa u rënduar nga politika e diktuar nga interesat”, theksoi ai.

Franca e konsideron veten një vend rreptësisht laik, një imazh i rrënjosur thellë në shoqëri.

Papa, i cili do të kthehet në Vatikan në mbrëmje, u përshëndet nga adhuruesit dhe shikuesit që mbushnin rrugët e kryeqytetit të Korsikës, Ajaccio.

Ai gjithashtu do të kremtojë meshën dhe do të takohet me presidentin francez Emmanuel Macron./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›