E Enjte, 5 Nëntor 2026

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Ariola Kristo

TIRANË, 2 korrik /ATSH/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi sot vendimmarrjen për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Korçës, Ariola Kristo.

Vendimi për lënien në fuqi të shkarkimit të Kristos, u mor në Kolegj në mënyrë unanime nga trupi gjykues i kryesuar Rezarta Schuetz, me relatore Natasha Mulajn dhe anëtarë Sokol Çomo, Albana Shtylla dhe Ina Rama, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të subjektit.

Kristo u shkarkua nga detyra më 10 shtator 2021 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për probleme në kriterin e pasurisë.

Ariola Kristo përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe u emërua gjyqtare në Gjykatën e Korçës, ku punoi prej gati dy dekadash deri në momentin e shkarkimit nga detyra.

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›