E Enjte, 5 Nëntor 2026

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Hasa

TIRANË, 8 korrik /ATSH/ Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, la në fuqi vendimin e Komisioni të Pavarur të Kualifikimit, i cili më herët kishte shkarkuar prokurorin Sali Hasa.

Hasa kishte bërë ankimim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të shtatorit të vitit 2021.

“Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues në mënyrë unanime, vendosi lënien në fuqi të vendimit të dates 03.09.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Sali Hasa. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm”, thuhet në njoftimin për shtyp të KPA-së.

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›