E Enjte, 5 Nëntor 2026

KPK konfirmon në detyrë Ariana Gaçin, ndihmëse ligjore tek Gjykata e Lartë

TIRANË, 5 qershor/ATSH/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi sot se ka konfirmuar në detyrë Ariana Gaçin, e cila është këshilltare ligjore pranë Gjykatës së Lartë.

Në një njoftim për mediet, KLP bëri të ditur se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 4 qershor për subjektin e rivlerësimit, Ariana Gaçi, ndihmëse ligjore pranë Gjykatës së Lartë, aktualisht në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, vendosi konfirmimin e saj në detyrë.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga Alma Faskaj, Valbona Sanxhaktari relatore,  Pamela Qirko anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›