KPK konfirmon në detyrë Kaliona Nushin, ndihmëse ligjore pranë Gjykatës Kushtetuese

TIRANË, 16 maj/ATSH/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë Kaliona Nushin, ndihmëse ligjore pranë Gjykatës Kushtetuese.
Sipas njoftimit për mediet, KPK sqaron se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 16.5.2024, për subjektin e rivlerësimit, Kaliona Nushi bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi: Konfirmim në detyrë. Gjatë seancës dëgjimore Nushit nuk ju evidentuan probleme në asnjë prej kritereve të rivlerësimit.
“Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga Xhensila Pine, Roland Ilia relator, Genta Tafa Bungo anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve. Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit”, sqaron KPK.
/r.e/