E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ Fletet e 8 Majit do te digjen


Të hënën në orën 11 paradite Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të diskutojë për djegien e fletëve të votimit të zgjedhjeve të fundit.

Mbledhja me këtë rend dite është njoftuar në faqen e internetit të intitucionit, por deri të dielën mungonin materialet e mbledhjes që përmbajnë detaje të projekt-vendimit.

Megjithatë palët e interesuara, partitë politike, duket se janë njohur me detajet e këtij projekt-vendimi, që socialistët kanë ndër mend ta kundërshtojnë fort.

Këtë e konfirmoi për Top Channel përfaqësuesi i Partisë Socialiste në KQZ, Eridian Salianji, i kontaktuar me telefon. Sipas tij kundërshtimi i socialistëve ka të bëjë me padinë që socialistët kanë depozituar në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me mosrakordimet e shifrave. Nëse prokuroria e sheh të arsyeshme, sipas avokatit Salianji, prokurorët duhet të sekuestrojnë fletët për efekt hetimi.

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste, që ishte mjaft aktiv gjatë zgjedhjeve të fundit, në KQZ dhe media, duke denoncuar shkeljet sipas tij që dilnin nga mosrakordimi i shifrave, dyshon se KQZ do të fshehë dicka duke kërkuar të asgjësojë kaq shpejt fletët.

Në fakt Kodi Zgjedhor thotë vetëm se KQZ i asgjëson fletët pas përfundimit të afatit për ankimet, pra përfundimit të procesit zgjedhor. Dhe procesi zgjedhor ka përfunduar një javë më parë, kur KQZ bëri publik rezultatin zyrtar të zgjedhjeve të 8 majit.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika “Meta-Prifti”, ja detyrat e ekspertëve
Në ambientet që nuk do jenë zyrtare, por një vend i përbashkët privat, tre ekspertët shqiptarë, Artur Rrahmani, Ardian Pollo dhe Ermal Beqiri do të punojnë deri në 24 tetor për të dhënë përgjigjjet e tyre mbi 18 detyrat që Kolegji Penal u dha këtë të premte për video-skandalin Meta –Prifti. PDIU: Të amendohet ligji
Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet do të kërkojë amendimin e ligjit për gjendjen civile si rrjedhojë e vendimit të marrë nga Gjykata Kushteuese pak ditë më parë, e cila e ka rrëzuar atë në lidhje me nocionin e kombësisë dhe me proçedurat e ndryshimit të saj. Nëndetëset përfundojnë në Elbasan
Pamjet e nëndetëseve shqiptare në bazën ushtarake të Pashalimanit të cilat nuk do të mund t’i shohim. Të premten e kaluar janë transportuar për në furrat e shkrirjes në Elbasan copat e fundit të tre nëndetëseve shqiptare, nga katër gjithsej që qendronin në bazën ushtarake të Pashalimanit. Videoja e tretë e Dritan Priftit
Gjatë hetimeve të video skandalit Meta-Prifti, ekspertët zbuluan edhe një video të tretë përveç asaj të ish-ministrit Prifti me atë të zëvendësit të tij. Berisha flet në OKB
Kryeministri Sali Berisha ka folur në podiumin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së duke theksuar përparimet që ka bërë vendi ynë gjatë këtyre viteve.

Lajmet kryesore

“Meta-Prifti”, ja detyrat e ekspertëve
Video, ekspertiza në zyra private me praninë e prokurorit
AK: Grisni faqen për etninë dhe fenë
Bulqizë, dita e 7 e grevës së urisë
110 mijë makina për skrap

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›