E Hënë, 2 Nëntor 2026

KQZ: Nuk ka vendim për të përjashtuar nga numërimi dhe vlerësimi i votave nga Greqia

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar KQZ ka njoftuar se nuk ka përjashtuar nga numërimi dhe vlerësimi votat që kanë ardhur nga Greqia.

Sipas zëdhënëses së KQZ-së, Drilona Hoxhaj, vendimi i marrë një ditë më parë, ka si qëllim vetëm mirë administrimin e dokumentacionit zgjedhor.

“Vendimi i marrë një ditë më parë, ka si qëllim vetëm mirë administrimin e dokumentacionit zgjedhor të votuesve nga jashtë, gjatë kohës kur ky dokumentacion, shqyrtohet nga numëruesit dhe komisionet përkatëse të administrimit të numërimit dhe dhe vlerësimit të votave nga jashtë për 12 qarqet e vendit.”-thuhet në deklaratë.

“Komentet dhe opinionet kundërshtuese për këtë akt janë mosonjohje e faktit dhe me raste edhe spekulime.”-përfundon sqarimi i Hoxhaj

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›