KQZ PPE mbeshtet Berishen

Partitë e djathta europiane kanë mbështetur kryeministrin Sali Berisha në vendimin për shkarkimin e anëtarit të LSI në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Ndërsa trupa diplomatike në Tiranë u deklarua kundër prekjes se KQZ-së, Partitë Popullore Europiane kanë publikuar një deklaratë ku e quajnë të drejtë balancimin e institucionit më të lartë zgjedhor. Presidenti i PPE-ve, Wilfried Martens thotë në një deklaratë, se largimi i LSI nga qeveria duhej të reflektohej edhe në KQZ. “Çdo përpjekje për të modifikuar formulën e dakortësuar, katër anëtarë nga mazhoranca dhe tre nga opozita, është një përpjekje për të Zgjedhjet 2013Wollfarth: Politika të mos cënojë zgjedhjet Opozita braktis KQZ-në Moore, vizitë urgjente në Tiranë destabilizuar të gjithë sistemin zgjedhor vetëm dy muaj përpara zgjedhjeve”, thotë Martens në këtë deklaratë. Ai shton se, “në këto rrethana dorëheqja e anëtarëve të propozuar nga Partia Socialiste në KQZ është e papranueshme”. “Theksojmë se PPE mbështesin kryeministrin Berisha dhe Partinë Demokratike dhe besojmë se zgjedhjet e 23 qershorit do të shënojnë një hap vendimtar të Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian”, mbyll deklaratën Wilfried Martens.