E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ Vijon numerimi kandidati demokrat Basha kryeson me 74 vota

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve paraditen e sotme ka mbyllur procesin e numërimit të votave edhe për njësinë bashkiake nr.6 në Tiranë.

Ai ka nxjerrë edhe rezultatet e deritanishme për garën e kryeqytetit, sipas të cilave, kandidati demokrat për Tiranën, Lulzim Basha vijon të jetë në krye të garës, me 74 vota para rivalit të tij socialist, Edi Rama.

Ndërkaq, procesi i numërimit të votave është ndërprerë, për të rinisur në orën 17.00 të pasdites së sotme.

Gjithsej, do të hapen 1793 kuti për të numëruar fletët e kontestuara, sipas vendimit të Kolegjit Zgjedhor.

... (vijon)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›