E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ diskuton tabelen per keshillin. Duhen 5 vota

Mbledhja eshtja e Tiranes ende nuk eshte mbyllur perfundimisht

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te diskutoje sot ne nje mbledhje per shperndarjen e mandateve te Bashkise se Tiranes. Puna e ketij komisioni pritet te jete e lehte per shkak se jane miratuar tabelat sipas rezultateve te nxjerra nga KQZ dhe tashme mbetet vetem qe tabelat te perkthehen ne mandate. Ne kete proces eshte interesant fakti se shperndarja e mandateve per subjektet politike kerkon shumice te cilesuar prej pese votash parashikuar ne Kodin Zgjedhor. Mosmiratimi i mandateve ka ardhur per shkak se anetaret e pakices ne KQZ refuzuan te japin votat e tyre per shperndarjen e mandateve per keshillat e minibashkive. Perfaqesuesit e opozites deklaruan se ne keto tabela nuk ishin perfshire votat e hedhura gabim. Ne kete rast anetaret ne pakice ne KQZ akuzuan koleget e tyre ne shumice se po aplikonin dy standarde. Per kryetarin e Bashkise se Tiranes kishin perfshire votat e hedhura gabim kurse per keshillat e minibashkive jo. Nga ana e tij kryetari i KQZ-se deklaroi se perfshirja e votave te hedhura gabim ne shperndarjen e keshillave te minibashkive nuk perfshihej ne vendimin urdherues te Kolegjit Zgjedhor. Por Kolegji pak dite me pare i dha te drejte argumentimit te kryetarit te KQZ-se duke i hapur rrugen edhe miratimit te ketyre tabelave ne KQZ. Keshilli bashkiak i bashkise se madhe ka 55 mandate. Mbi bazen e perllogaritjeve te KQZ-se keshilli do te ndahet vetem me nje mandat ndermjet dy koalicioneve qe perkthehet ne 28 anetare per koalicionin e djathte dhe 27 per ate te majte.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›