KQZ i jep zyrtarisht mandatin Vangjel Tavo si kryebashkiaku i ri i Himarës

Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve në Himarë nga KAS dhe Kolegji Zgjedhor, KQZ i ka dhënë zyrtarisht mandatin Vangjel Tavo, si kryetari i ri i bashkisë Himarë.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi vendosi në seancën e 12 shtatorit “dhënien e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Himarë, Qarku Vlorë z. Vangjel Tavo, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë të datës 4 gusht 2024”.
Vangjel Tavo u zgjodh kryetari i ri i bashkisë Himarë nën logon e PS, gjatë zgjedhjeve të pjesshme që u mbajnë në këtë bashki pas dënimit me burg të Fredi Belerit. Vangjel Tavo fitoi me 5022 vota, kundrejt kandidatit të opozitës Petraq Gjikurias, i cili siguroi 3545 vota.
/rtsh.al/