E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ-ja miraton vendet vakante të KZAZ-ve

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar sot vendet vakante në KZAZ-të e vendit.

KQZ-ja me vendimin e sotëm ka plotësuar vendet vakante në të gjithë KZAZ-të në vend që ishin të bllokuara pasi partitë politike nuk kishin paraqitur kandidatët e tyre.
 

Komisionet zonale zgjedhore duhet të mblidhen më 8 mars ndërkohë që KQZ-ja ka përzgjedhur edhe anëtarët dhe sekretarët e komisioneve zonale zgjedhore.
 

Ndërkohë tre përfaqësuesit e opozitës në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve nuk ishin të pranishëm në mbledhjen e radhës së komisionit, i cili vazhdon përgatitjet teknike për zgjedhjet lokale të 8 majit.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›