KQZ-ja nis rinumërimin e votave për Lezhën, asnjë ndryshim rezultati
Tiranë- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve është mbledhur mëngjesin e sotëm ku ka nisur procesin e rinumërimit të votave për Qarkun e Lezhës. Ditën e djeshme u numëruan në total 67 kuti votimi nga 284 në total dhe rezultoi se nuk kishte asnjë mospërputhje, ndryshe nga sa pretendohej nga anëtarë e KQZ-së.
Janë ngritur tetë grupe numërimi që po vijojnë punën, ndërsa nuk është gjetur asnjë defetk, ndryshe nga sa pritej. Menjëherë sapo të përfundojë procesi i rinumërimit të Lezhës, do të nisë ai i Shkodrës.
Ndërkohë dje Partia Socialiste ka dorëzuar në Kolegjin Zgjedhor një kërkesë për pavlefshmëri të shqyrtimit të votave nga ana e KQZ-së, e cila pritet të shqyrtohet nesër.
Në Qarkun e Lezhës opozita mori katër mandate dhe të djathtët tre, por KQZ-ja e ndryshoi rezultatin pas rinumërimit të 10 kutive të votimit duke ja dhënë një madat demokratëve, pasi kishte mospërputhje mes votave dhe procesverbaleve.