E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ mbyll numërimin, Basha kryeson me 95 vota

TIRANE-  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhene fund numerimit te gjithe votave te ‘gabuara’, ne baze te vendimit te Kolegjit Zgjedhor.

Ne perfundim te procesit, finalizuar pasdreke me njesine numer 11, kandidati i “Aleances per te qytetarin”, Lulzim Basha kryeson me 95 vota, kundrejt kandidatit te “Aleances per te ardhmen”, Edi Rama.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zbatuar me shpejt nga çfare kishte deklaruar me pare, vendimin e Kolegjit Zgjedhor,  ku urdherohej te kqyrte te gjitha votat e hedhura në kutitë e gabuara, dhe perfshirjen e tyre në tabelat perfundimtare.

Ne 5 dite KQZ ka hapur dhe ka numeruar votat e hedhura ne kutite e gabuara ne 1795 kuti.

Sipas zedhenesit te KQZ-se, Leonard Olli, diten e neserme KQZ do te kete edhe nje tabele perfundmitare per bashkine e Tiranes.

Nderkohe ne mbyllje te procesit, kreu i KQZ-se Arben Ristani ndersa deklaroi mbylljen e numerimit, e quajti ate nje proces te veshtire por korrekt. Ai falenderoi te gjithe perfaqesuesit e partive poltike, vezhguesit dhe stafin e KQZ-se.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›