E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ miraton fondet e fushatës zgjedhore

Qeveria vuri në dispozicion të subjekteve zgjedhore për zgjedhjet parlamentare një fond prej 65 milion lekësh. Sipas kodit zgjedhor, 50 % e kësaj shume (32.5 milion lekë) u përfitua nga Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, ndërsa gjysma tjetër iu nda partive politike që në zgjedhjet pararendëse për Kuvendin morën jo më pak se 2 vende në parlament.
     
Sipas relacionit të projektvendimit, janë 12 partitë që kanë përfituar fonde publike për zgjedhjet, nga të cilat 6 nuk fituan asnjë mandat dhe që duhet të kthejnë shumat e përfituara.

Partia Socialdemokrate, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Aleanca Demokratike, Partia Demokracia Sociale, Partia Demokristiane dhe Partia Bashkimi Liberal Demokrate nuk kanë marrë asnjë mandat dhe duhet të kthejnë shumat e fondeve të përfituara, që në total përllogaritet në 12 milion e 728 mijë lekë.
     
Sipas vendimit, kjo shumë do iu shpërndahet partive që kanë fituar mandate në Kuvend dhe që janë: Partia Demokratike, Partia Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Republikane, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe Partia për Drejtësi dhe Integrim, sipas përqindjes së fituar në parlament.       

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›