E Hënë, 2 Nëntor 2026

KQZ miraton ndarjen e mandateve, Tirana me 37 deputetë ndërsa Korça me 10, qarqet e tjera nuk ndryshojnë

Komisioni Qendror ka nisur punën për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 11 majit.

Komisioni Rregullator ka miratuar sot vendimin për ndarjen e re të mandateve sipas qarqeve, duke u bazuar në numrin e popullsisë.

Tirana do të përfaqësohet në Kuvendin e ri me 37 deputetë, Korça do ta humbasë një, duke zbritur nga 11 në 10 ligjvënës ndërsa qarqet e tjera nuk ndryshojnë.

Pak ditë më parë presidenti Begaj dekretoi datën 11 maj per mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

Në bazë të ndarjes, mandatet janë si vijojnë:

1-Qarku Berat 7 mandate

2-Qarku Dibër 5 mandate

3-Qarku Durrës 14 mandate

4-Qarku Elbasan 14 mandate

5-Qarku Fier 16 mandate

6-Qarku Gjirokastër 4 mandate

7-Qarku Korçë 10 mandate

8-Qarku Kukës 3 mandate

9-Qarku Lezhë 7 mandate

10-Qarku Shkodër 11 mandate

11-Qarku Tiranë 37 mandate

12-Qarku Vlorë 12 mandate

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›