E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ miraton në parim p/aktin për Tiranën, pritet shpallja zyrtare

Diskutimi në parim i këtij p/akti u shoqërua me debate mes palëve, ku anëtarët e KQZ-së dhe përfaqësuesit ligjorë të partive politike ndanë mendime të kundërta.

Ndërsa përfaqësuesit e mazhorancës e vlerësuan  numërimin e votave të kontestuara nga KQZ në 11 njësitë bashkiake të Tiranës si një proces me integritet dhe të mbështetur në ligj, opozita u shpreh se në tabelat e rezultateve të përfshira në p/akt ka mospërputhje mes numrit të votave dhe atij të zgjedhësve që kanë votuar më 8 maj.

Pas një pushimi prej 15 minutash, mbledhja ka rinisur me miratimin e pikave të p/aktit dhe në orët e vona të së shtunës pritet edhe shpallja e vendimit zyrtar.

KQZ nis mbledhjen për rezultatin përfundimtar të Tiranës

Tiranë (18:47) - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi të shtunën pasdite shqyrtimin e p/aktit “Për tabelën përmbledhëse të rezultateve të qendrave të votimit për bashkinë e Tiranës”.

Ky shqyrtim bëhet në zbatim të vendimit të Kolegjit Zgjedhor që urdhëronte Komisionin që “të hapë, rinumërojë dhe rivlerësojë votat e kontestuara në kutitë e pahapura për bashkinë e kryeqytetit”.

Vendimmarrja e sotme e KQZ-së, që do të shpallë rezultatin zyrtar për bashkinë Tiranë, vjen pas përmbylljes dy ditë më parë nga ky Komision të procesit të rinumërimit të fletëve të votimit të hedhura gabimisht.

Në përfundim të rinumërimit, kandidati demokrat Lulzim Basha vijoi avantazhin me 95 vota ndaj rivalit socialist, Edi Rama.

Mbledhja ka nisur me diskutimet e përfaqësuesve të partive politike rreth p/aktit në fjalë.
/Start/

                                                                                             2011-06-25 21:28
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›