E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ, miraton projekt-aktin, pritet rezultati për Tiranën

KQZ miraton projekt-aktin. Pas debatit të krijuar në mbledhje, kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Arben Ristani, lexoi projekt- aktin, në momentet para mbylljes së mbledhjes. Në të njëtën linjë, Ristani deklaroi se duhet lexuar për shkak të transparencës dhe se leximin e sheh si përgjigjen më të mirë për ata që u shprehën kundër aktit. Projekt- akti mori 4 vota pro dhe 3 kundër dhe u miratua pas 3 orësh debatesh.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur mbledhjen e tij rreth orës 17:00, në të cilën pritet të shpallet rezultati për bashkinë e Tiranës. Në këtë mbledhje, KQZ ka nisur diskutimet rreth projekt-aktit të miratuar nga kreu i KQZ Arben Ristani në lidhje me ndryshimin dhe përllogaritjen e fletëve të kontestuara që KQZ ka numëruar gjatë kësaj jave.

Nderkaq, fjalën i pari e ka marrë perfaqesuesi ligjor i PS-se Genc Gjoncaj, i cili ka theksuar se votat e kontestuara janë të pavlefshme.
 

“Sa i takon formës, projekt -akti i prozuar kaloi në parim në datën 18 maj dhe ky vendim është i qartë se është akt normativ i KQZ. Kur u votua në 18.5.2001 mori vetëm 4 vota pro. Por ky është akt normative ka për qëllim rregulllin e cështjes që lidhet me zgjedhjet. Bie në kundërshtim me aktin se nuk mund të miratohet një vendim, pasi KQZ ka marrë vendim vetëm me 4 anëtarë për aktin e paraqitur dhe që për ne, ka qënë i kundraligjshëm se keni urdhëruar ndryshimin e tabelave si për kryetarët ashtu edhe për këshillat”.

Sipas tij, KQZ-ja ka shkelur dy ligje, ndërsa ky institucion nuk mund të ndryshojë tabelat e grupeve të numërimit dhe të KZAZ-ve.

Përfaqësuesi socialist tha se sipas Kolegjit Zgjedhor, ndryshimi i tabelave kërkon një vendimarrje prej pesë votash dhe shtoi se miratimi i aktit me pesë vota pro dhe tre kundër, e bën procedurën e KQZ-së të paligjshme.

Në kundërshtim me përfaqësuesin e PS-së hasi Njazi Kosovrasti, përfaqësuesi ligjor i PD-së i cili deklaroi se i gjithë ky veprim është kryer pasi vullneti është dhënë, ndonëse gabimi është njerëzor, ndonese vota është hedhur në kutinë e gabuar.
 

“Kodi ka bërë kujdes me vullnetin e zgjedhësve në fletën e votimit. Kur qytetari e mori fletën dhe shkon në dhomën e fshehtë dhe ai e ngatërron dhe kur qytetari gabon, ai merr një fletë tjetër. Po e bëri përsëri këtë veprim, ai nuk i jep fletë tjetër”.
 

“E gjithë procedura është bërë meqënëse vullneti është dhënë dhe gabimi është njerëzor dhe se asgje e gabuar nuk mund të ndodhë me hamëndje. Unë mendoj se asgjë nga këto nuk ka ndodhur”
 

“KQZ-ja ia arriti atij synimi që kishte vlerësuar votën e qytetarit dhe nuk lëvizi gjatë kësaj procedure, gjatë 5 ditëve” tha më tej ai, duke e cilesuar kete proces te rregullt, transparent, kjo per te pare respektuar vullnetin e qytetareve.

Nenkryetarja e KQZ-se, Dëshira Subashi ka deklaruar në mbledhjen e KQZ-së se ky institucion ka deformuar tërësisht projekt-aktin për zgjedhjet.

“Dëshiroj të flasë për këtë projek-akt, sepse gjykojë se kemi të bëjmë me cështje ligjore dhe per nje ceshtje qe ka të bejë me zgjedhjet. Kur nisi kjo procedurë e vendimarrjes, erdhi një projekt i cili ndryshonte thelbësisht nga akti që u gjend në tavolinën tonë. Erdhi papritur, madje nuk kishte vështiresi për ta lexuar dhe kuptuar, ku thoshte se duhet pezulluar ceshtjet per rezultatin për Tiranën dhe të behej numërimi i votave ne kutite e gabuara. Sot, kemi përpara një projekt- akt të ndryshuar qysh në emërtimin e tij, sepse në aktin e parë u fol për votat për Bashkinë e madhe dhe sot projekt-akti perfshin të gjithe njësitë. Ndërsa ky projekt-akt, pjesën sqaruese e kishte te sqaruar, ky projekt- akt është si i vecantë në mënyrën si është hartuar. Uroj që cilësia e projekt- akteve të rritet për nga forma” deklaroi Subashi.
 

“Është bërë një veprimtari i e paligjshme, në bazë të së cilës kërkohet miratimi i ndryshimit të rezultateve. Është një veprim që denoncon hapur shkeljen e rezultatit ligjor, që është bërë pjesë e shqyrtimit partizan, pa ligj dhe pa rregull” tha me tej ajo.

Ndërsa brënda ambienteve të KQZ-së ka nisur debati, një pasqyrë tjetër shfaqet jashtë këtij institucioni, ndërsa sërish në fokus është dhe protesta e Partisë Socialiste, në të cilët kundërshtojnë vendimin për fletët e kontestuara.

Ndërtesa e KQZ-së është e rrethuar nga forcat e policisë, të cilat kanë formuar kordonin, për të mbajtur një qëndrueshmëri ndaj turmës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›