KQZ miraton shpalljen e rezultateve për zgjedhjet e pjesshme
TIRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi me 4 vota pro projektvendimet për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të pjesshme të zhvilluara në 1 shtator për kryetarët e komunave Dardhas, qarku Korçë dhe Rrethina, Qarku Shkodër.
Në një njoftim për shtyp të zyrës së shtypit të KQZ-së, bëhet e ditur se, "KQZ vendosi të shpallë rezultatin e zgjedhjeve për Kryetarin e Komunës Dardhas, qarku Korçë të datës 01.09.2013, duke shpallur fitues z. Genci Arefi Hamollari, kandidat i propozuar nga Koalicioni "Aleanca për Shqipërinë Europiane (ASHE)".
"KQZ vendosi të shpallë rezultatin e zgjedhjeve për Kryetarin e Komunës Rrethina, qarku Shkodër të datës 01.09.2013, duke shpallur fitues z. Luan Halit Harusha, kandidat i propozuar nga Koalicioni "Aleanca për Shqipërinë Europiane (ASHE)", thuhet në njoftimin e KQZ-së.
(er.nu/BalkanWeb)