E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ numerohen fletet e njesise nr. 5

Ka nisur para pak castesh në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve numërimi i fletëve të hedhura në kutitë e gabuara.

Aktualisht po numërohen fletët e hedhura në kutitë e njësisë numër 5 të kryeqytetit.

Deri tani janë rinumëruar 4 nga 11 njësi, proces nga i cili rezulton në avantazh kandidati i PD Lulzim Basaha, me 78 vota plus ndaj rivalit socialist Edi Rama.

Rinumërimi po bëhet pas vendimit të miratuar pak ditë më parë nga Kolegji Zgjedhor, i cili pranoi pjesërisht kërkesën e Partisë Socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›