E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ oret e fundit te fushates ne Kosove

Fushata e shkurter zgjedhore e imponuar nga Ligji dhe Kushtetuta mbyllet sot ne Kosove. Ne mesnate fillon heshtja zgjedhore per kandidatet e 29 subjekteve te certifikuara. Sot mbahen tubimet permbyllese ne disa qendra te Kosoves shumica ne Prishtine. Nderkohe mberrin ekipi i vezhguesve te rrjetit te organizatave evropiane per monitorimin e zgjedhjeve. Para zgjedhjeve te se dieles qendra e numerimit te votave premton transparence gjate procesit te numerimit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve KQZ nepermjet nje njoftimi beri publike se numri i pergjithshem i votuesve ne Kosove per zgjedhjet e 12 dhjetorit eshte 1 milion e 630 mije e 636 persona. Sipas njoftimit votues te rinj jane 73. 288 persona ndersa ne diten e zgjedhjeve do te jene 35. 735 persona qe do te mbushin 18 vjec dhe te cilet kane mundesi te votojne. KQZ njofton po ashtu se 34. 521 votues kane ndryshuar adresen e vendbanimit kurse nga lista e votuesve si persona te vdekur jane fshire 6. 165 veta.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›