E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ rinis numërimin, Basha 83 vota plus

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rinisur sot proceduren e hapjes se kutive per numerimin e votave te kontestuara dhe te pavlefshme, ne zbatim te vendimit te Kolegjit Zgjedhor.

Procesi nisi  ne oren 17.30 te dites se djeshme. Nga numërimi i 156 kutive të votimit kandidiati i Aleancës për qytetarin, Lulzim Basha mori 28 vota, ndërsa në favor të kandidatit të Aleancës për të ardhmen, Edi Rama shkuan 26 vota. Në total deri ne keto momente, ndërsa numërimi është lënë për të rifilluar pas orës 10:00, Lulzim Basha është në avantazh me 83 vota.

Sipas projekt aktit te miratuar, numerimi i votave te hedhura ne kutine e gabuar behet nga 8 grupe numerimi, ne tryeza te posacme te vendosura ne sallen e mbledhjeve te KQZ dhe ne sy te vezhguesve te dy koalicioneve dhe anetareve te komisionit.

Rinumërimi nisi me kutitë e njësisë bashkiake nr 1 ose KZAZ 45 për të vijuar më pas me kutitë e KZAZ-ve të tjera sipas rendit rritës.

Secili grup i numërimit do të jetë nga dy anëtarë që i përkasin administratës së KQZ- së dhe do të hapë katër kutitë e të njëjtës qendër votimi.

Sipas kreut te KQZ-se, Arben Ristani, votat e gjetura në kutinë e gabuar do të kërkohen në zarfin e fletëve të kontestuara në secilën kuti, do të numërohen dhe rivlerësohen nga grupet e numërimit, dhe para se të tabulohen do ti njoftohen KQZ-së, për ti pasqyruar në tabelë.

Perfaqesuesi i PS-se, Genc Gjoncaj ka dekalruar se vezhguesit e PS-se jane njoftuar te ngrene doren per cdo rast kontestimi qe do te hasin gjate punes, nderkohe qe ka kerkuar qe ata vete te levizin per te ndjekur nga afer procesin.

Nje gje e tille eshte pranuar nga Ristani, edhe pse perfaqesuesi i PD-se, Kosovrasti ka kundershtuar duke e juastifikuar kete me krijimin e konfuzionit per shkak te mjedisit te ngushte.

Miratohet projekt akti

Pas debatesh per projekt-aktin qe percakton proceduren e veprimit te KQZ per hapjen e kutive dhe numerimin e votave te gabuara, komisioni e ka miratuar ate ne parim.

Mbledhja e sotme ka nisur me debate per miratimin e projekt- aktit për zbatimin e vendimit të Kolegjit Zgjedhor për hapjen e të gjitha kutive dhe numërimin e fletëve të hedhura në kutinë e gabuar dhe ne menyre te vecante per proceduren e numerimit.

Perfaqesuesi i PD-se, Njazi Kosovrasti, ka vleresuar vendimin e Kolegjit Zgjedhor ne vijim te punes se mire qe ka bere KQZ. “Une dhe PD kemi qene dakord gjate gjithe kohes ne menyre qe kerkimi dhe transparenca, vota e cdo qyteti dhene per kryetarin ose keshillat te vleresohen dhe te numerohen”- tha ai.

Ai ka kerkuar te saktesohet gjithe metodika qe do te ndiqet per te cuar ne vend vendimin e Kolegjit Zgjedhor.

Perfaqesuesi i PS-se, Genc Gjincaj ka kritikuar menyren e hartimit te ketij prijekt akti, qe sipas tij nuk eshte i njejte me eksperiencen e perdorur per hapjen e 117 kutive.

“Përmbajtja e këtij projekt akti nuk i afrohet asaj të 117 kutive. Në projekt akt vlerësimi i votës do bëhet nga grupi i numërimit, por në asnjë pikë të kodit nuk përcaktohet që grupi i numërimit të bëjë vlerësimin dhe tabulimin e votave. Mendoj që në këtë pikë duhet pasur kujdes pasi është vetë Kolegji Zgjedhor, që sqaron se do të jetë KQZ ai që do të bëjë vlerësimin e votës, pra ai dhe jo inspektorët e KQZ”- tha Gjoncaj.

Mbledhja e djeshme

Miratimi duhet te behej ne mbledhjen e djeshme, por shtyrja erdhi pas kërkesës së përfaqësuesit ligjor të Partisë Socialiste, Genci Gjonçaj, i cili kërkoi kohë për tu njohur me projekt-aktin.

Për këtë projekt- akt unë ju kërkoj kohën e nevojshme për të dhënë mendimin për të. Projekt- akti nuk është se mund të gjente kohë më të shpejtë për tu realizuar. Kërkoj që diskutimi të shtyhet për ditën e nesërme- tha ai.

Menjëherë pas tij përfaqësuesi ligjor i PD-së, Njazi Kosovrasti tha se nuk ka ndonjë kundërshtim me propozimin e Gjonçajt, por sipas tij, po të lihej për nesër humbet dhe një ditë.

Të gjejmë kohë dhe ta mbyllim sot në mënyrë që të nisim punën- kërkoi ai.

Me një vendim unanim, KQZ vendosi te shqyrtoje neser projekt-aktin, dhe sipas kreut të KQZ-se, Arben Ristani, menjëherë  pas miratimit të aktit, mund te fillojë puna për hapjen e kutive.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›