E Hënë, 2 Nëntor 2026

KQZ shpërndan mandatet për Tiranën, Kleana Xhuveli deputete e “Nismës Shqipëria Bëhet”. PSD djeg listën e mbyllur, mandati i kalon Tedi Mulës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpërndarë sot (23 korrik) mandatet për kandidatët fitues në zgjedhjet e 11 majit për Qarkun e Tiranës, ndërsa mandati i shumë diskutuar i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” i ka kaluar Kleana Xhuvelit.

Dorina Prethi, përfaqësuese ligjore e partisë “Shqipëria Bëhet”, pretendoni gjatë mbledhjes së KQZ-së se mandati i vetëm i fituar nga ky koalicion duhet t’i kalojë kandidatit më të votuar nga lista e hapur, me arsyetimin se kandidatët e listës së mbyllur u tërhoqën nga kandidimi në ditën e zgjedhjeve, më 11 maj. Por kreu i KQZ-së, Ilrijan Celibashi tha se një argument i tillë nuk qëndron.

“Në lidhje me çështjen janë apo nuk janë akoma kandidatë për deputetë ata të listës së mbyllur të këtij subjekti. Pretendimi juaj që kandidatët e listës së mbyllur kanë dhënë dorëheqjen nga kandidimi, nuk qëndron në vlerësimin tim. Nuk qëndron argumenti se KQZ i ka miratuar në heshtje këto dorëheqje. Kodi Zgjedhor ka parashikime të qarta dhe të plota pa qenë nevoja për të thirrur legjislacionin e përgjithshëm. Me miratimin e listave të kandidatëve, ky proces konsiderohet i mbyllur dhe në asnjë rrethanë juridike nuk mund të rikonsiderohet si kërkesa, ashtu edhe vendimmarrja. Nuk mund të ketë dorëheqje nga kandidimi pasi listat janë miratuar, kjo është kaq e qartë në Kodin Zgjedhor sa nuk ka vend për diskutim”, tha Celibashi, duke shpallur fituese të mandatit të këtij koalicioni Klea Xhuvelin. Kjo e fundit është kushërirë e parë me Adriatik Lapajn.

Kujtojmë se ky koalicion, në listën e mbyllur, vendosi familjarë të dy drejtuesve, Lapajt dhe Endri Shabanit, me arsyetimin se ata do të jepnin dorëheqjen dhe deputetë do të bëheshin më të votuarit e listës së hapur. Konflikti mes Lapajt dhe Shabanit nisi pasi Zeqir Kordhoni, daja i Shabanit, nuk hoqi dorë nga kërkesa për t’u bërë deputet. Ai i dërgoi letër KQZ-së se pranonte mandatin e deputetit nëse do t’i vinte radha.

Ndërkohë, kandidatët e PSD në listën e mbyllur dhanë dorëheqjen, duke bërë që mandati t’i kalojë më të votuarit e listës së hapur, Tedi Mulës.

Shpërndarja e mandateve:

PS   

1. Edi Rama

2. Ogerta Manastirliu

3. Elisa Spiropali

4. Lindita Nikolla

5. Taulant Balla

6. Adea Pirdeni

7. Albana Koçiu

8. Igli Hasani

9. Delina Ibrahimaj

10. Ilva Gjuzi

11. Iris Luarasi

12. Erion Malaj

13. Blendi Gonxhja

14. Erion Braçe

15. Ervin Hoxha

16. Fatmir Xhafaj

17. Ornaldo Rakipi

18. Anila Denaj

19. Olta Xhaçka

PD-ASHM

1. Sali Berisha

2. Flamur Noka

3. Albana Vokshi

4. Belind Këlliçi

5. Tedi Blushi

6. Jozefina Topalli

7. Fatmir Mediu

8. Edi Paloka

9. Erisa Xhixho

10. Mesila Doda

11. Klevis Balliu

12. Besart Xhaferi

13. Jorida Tabaku

Partia Mundësia

1. Agron Shehaj

2. Erald Kapri

Lëvizja Bashkë

1. Redi Muçi

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”

1. Kleana Xhuveli

Partia Socialdemokrate

1. Tedi Mula

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›