KQZ, shqyrton ankesat e partive, LSI kërkon verifikim për Kukësin
Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar më shumë kohë në dispozicion për verifikimin e tabelave të rezulteteve të zgjedhjeve në qarkun e Kukësit, përpara se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të miratojë të tabelën e rezultateve.
Përfaqësuesi ligjori LSI-së Ilirjan Muho kërkoi në KQZ kohë deri të hënën për verifikimin e rezultateve për rreth 300 qendra votimi në qarkun e Kukësit, kërkesë kjo e cila u miratua nga KQZ-ja.
Ndërkaq KQZ-ja rrëzoi këkrkesën ankimore të Partisë Republikane për qarkun e Shkodrës pasi ankimimi nga një forcë politike mund të bëhet pasi KQZ-ja të publikojë tabelën e rezultateve.