KQZ vendos sot për shpërblimet e anëtarëve të ZAZ-ve dhe KQV-ve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendosë për masën e shpërblimit për anëtarët e ZAZ-ve, KQV-ve dhe grupet e numërit që do të përfshihen në zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit.
Sipas draftit të administratës së KQZ-së, propozohet që kryetari i ZAZ-së të përfitojë shpërblimin prej 65 mijë lekësh për periudhën nga ngritja e këtij komisioni deri në përfundimin e zgjedhjeve. Ndërkohë parashikohen 60 mijë lekë për anëtarët e ZAZ-ve dhe sekretarin.
Po sipas këtij drafti, për kryetarin dhe sekretarin e KQV-së propozohet shpërblimi 40 mijë lekë, ndërsa për anëtarët shuma 35 mijë lekëve.
28 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)
KQZ vendos sot për shpërblimet e anëtarëve të ZAZ-ve dhe KQV-ve burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP