E Diel, 1 Nëntor 2026

KRU “Mitrovica” njofton për intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes gjatë ditës do të kryejnë intervenime në disa lokacione të qytetit dhe fshatrave përreth.

Sipas njoftimit, punimet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugët “UÇK”, “Ali Podrimja”, “Çlirimtarët” në Kçiq, “Hetem Voca” dhe “Knjaz Miloš”, si dhe në fshatrat Frashër e Vaganicë dhe në lagjen Koloni.


Ndërkaq, intervenime në rrjetin e kanalizimit do të realizohen në rrugët “Ferat Dragaj”, “Harun Beka” dhe “Xhon Kenedi”.

Nga KRU “Mitrovica” kanë paralajmëruar se gjatë punimeve në rrjetin e ujësjellësit mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.

Po ashtu, pas rikthimit të furnizimit, uji mund të jetë përkohësisht i turbullt. Në këto raste, konsumatorëve u rekomandohet që ta lënë ujin të rrjedhë për disa minuta, derisa të kthjellohet. /Telegrafi/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›