E Diel, 1 Nëntor 2026

KRU “Prishtina” njofton konsumatorët: Nesër të hapura të gjitha arkat, me një përjashtim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar konsumatorët se të shtunën, më 31 tetor, të gjitha arkat e kompanisë do të jenë të hapura dhe në shërbim të qytetarëve, me përjashtim të arkës në Drejtorinë e Ujësjellësit.

Përmes një njoftimi, KRU “Prishtina” u ka bërë thirrje konsumatorëve që të shfrytëzojnë mundësinë për të kryer pagesat e faturave të ujit dhe të mos presin deri në momentin e fundit.


“Shfrytëzoni ditën e sotme dhe të nesërmen për të kryer pagesat e faturave të ujit, në mënyrë që të bëhet përmbyllja me kohë e muajit tetor”, thuhet në njoftimin e kompanisë. /Telegrafi/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›