E Shtunë, 31 Tetor 2026

KS diskuton punën e Tribunalit të Hagës

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të diskutojë të mërkurën për punën e Tribunalit të Hagës, përfshirë edhe bashkëpunimin e gjykatës me vendet e ish-Jugosllavisë.

Raportet e rregullta gjashtëmujore do ti dorëzojnë kryetari i Tribunalit, Theodor Meron, dhe kryeprokurori Serge Brammertz.

Brammertz, në kuadër të përgatitjes së raportit, ka qënduar në fillim të majit në Serbi dhe ka vlerësuar se bashkëpunimi i saj është i mirë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›