E Shtunë, 31 Tetor 2026

KS mbeshtet Francen ne Mali

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbështeti unanimisht ndërhyrjen ushtarake të Francës në Mali, në ndihmë të forcave qeveritare në betejën e këtyre të fundit kundër ekstremistëve islamikë.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon tha se shpreson që ndërhyrja ushtarake të risjellë sa më parë rendin dhe ligjin kushtetues në republikën afrikano-perëndimore.

Të premten presidenti francez, Hollande komunikoi vendimin për të ndërhyrë ushtarakisht në Mali, ish-koloni e Francës për të parandaluar rënien e kryeqytetit Bamako nën kontrollin e rebelëve.

Përgjatë të shtunës dhe të dielës, avionët francezë bombarduan kampet e rrebelëve në veri dhe lindje të vendit, ndërsa të hënën këta të fundit avancuan në jug-perëndim duke marrë nën kontroll Diabalan, qytet rreth 400 kilometër larg Bamakos.

Ministri francez i Mbrojtjes tha se operacionet ushtarake po ecin sipas parashikimeve. Ai shtoi se rrebelët janë tërhequr në lindje, ndërkohë që në zonat perëndimore të kontrolluara prej tyre, ushtria franceze po has në rezistencë të fortë.

Ndërhyrja ushtarake mbështetet edhe nga vende të unionit afrikan. Nigeri dhe Senegali kanë siguruar tashmë një kontigjent ushtarësh në ndihmë të forcave qeveritare në këtë vend, ndërsa plani është që të dërgohen rreth 3 mijë trupa të vendeve afrikane për të zmbrapsur dhe mbrojtur rendin kushtetues në këtë vend.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›