KSHH: Komisioni hetimor zgjidh krizën politike
Tiranë, 14 maj, NOA - Në debatin gati një vjeçar mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike është përfshirë mëse fundi dhe Komiteti Shqiptarë i Helsinkit. Në një deklaratë të shpërndarë sot për mediat, KSHH vlerëson se hetimi i zgjedhjeve mund të bëhet duke ngritur një komision hetimor.
Pa dashur të trajtojmë detajet e këtyre kundërshtimeve, KSHH mendon se Kushtetuta dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, nuk pengojnë komisionin hetimor që të kqyrë dhe të shqyrtojë dokumentacionin zgjedhor përfshirë këtu edhe fletët e votimit, thuhet në njoftimin e KShH-së.
Sipas Komitetit Shqiptare të Helsinkit, balancimi i pushteteve dhe pavarësia e gjyqësorit do të cenoheshin nëse në objektin e hetimit do të parashikohej shqyrtimi dhe vlerësimi i bazueshmërisë ligjore të vendimeve të KQZ-së dhe të Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit.
Nga ana tjetër KSHH vlerëson dhe raportet e ndërkombëtarëve për zhvillimin e zgjedhjeve. Ndërsa në lidhje me dialogun politik kërkohet që të zbatohen rekomandimet e Këshillit të Europës.
KSHH vlerëson: Raportin e OSBE/ODIHR-it lidhur me zgjedhjet e 28 qershorit 2009; Rekomandimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe të OSBE-së për ngritjen e komisionit që do të hetonte zgjedhjet e 28 qershorit 2009; Nismën e Presidentit të Republikës me synim arritjen e dialogut, thuhet në njoftimin zyrtar të Komitetit Shqiptarë të Helsinkit.
Mungesën dialogut, KShH e lidh me mungesën e vullnetit politik.
KSHH mendon se pengesë për dialogun dhe zgjidhjen e çështjes është mungesa e vullnetit politik . Nuk i takon KShH-së të shprehet mbi çështjet që mund të ishin objekt dialogu dhe as për modalitetet e hetimit parlamentar, por jemi të sigurt se transparenca e zgjedhjeve do ti shërbente çtensionimit të situatës, funksionimit normal të parlamentit, përpjekjeve të përbashkëta drejt integrimit Evropian, thuhet në njoftimin zyrtar.
m.xh/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")