E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

KSHZ nis procedim administrativ ndaj pesë institucioneve

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirijan Celibashi në seancën e sotme publike vlerësoi raportimet e veprimtarive me karakter publik për periudhën 26 janar – 1 shkurt 2025.

Në përfundim të shqyrtimit, u vendos miratimi i raportit të gjetjeve mbi veprimtaritë publike për periudhën 26 janar deri më 01 shkurt 2025 dhe fillimi i procedimit administrative ndaj: Bashkisë Pukë; Zyrës Vendore Arsimore Peqin; Bashkisë Librazhd; Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë; Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

Sot, u shpall vendimi për shqyrtimin administrativ të veprimtarive publike të Bashkisë Cërrik, për periudhën 19 janar – 25 janar 2025. Komisioneri vendosi pushimin e hetimit administrativ.

Gjithashtu, u shqyrtua rezultati i verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm për subjektin vetëdeklarues Erin Pjetër Gjoni, anëtar në Këshillin e Bashkisë Lezhë, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia Socialdemokrate, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023. Duke marrë në konsideratë dorëheqjen e Gjonit nga funksioni i këshillarit të bashkisë Lezhë, Komisioneri vendosi pushimin e shqyrtimit administrativ.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›