KSHZ pushon hetimin administrativ ndaj 36 institucioneve arsimore

TIRANË, 24 janar /ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi administrativisht veprimtaritë publike të Bashkisë Kamëz, të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, të Bashkisë Lezhë, të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe të Bashkisë Cërrik, për periudhën 11 janar – 18 janar 2025.
Në përfundim të shqyrtimit, Komisioneri vendosi pushimin e hetimit administrativ ndaj: Bashkisë Kamëz; Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme; Bashkisë Lezhë; Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit; Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.
Sa i përket veprimtarive publike të Bashkisë Cërrik, për periudhën 11 janar – 18 janar 2025, KSHZ dëgjoi dhe administroi pretendimet e palës dhe vendimmarrja do të shpallet në seancën e ardhshme ndërkohë do të vijojë hetimi administrativ ndaj Bashkisë Kamëz bazuar në denoncimin, datë 13.01.2025 të Organizatës “Qëndresa Qytetare”.
Gjithashtu, KSHZ në përfundim të shqyrtimit administrativ të denoncimin të Organizatës “Qëndresa Qytetare” vendosi pushimin e hetimit administrativ ndaj:
- Drejtorit të shkollës 9–vjeçare “Mustafa Greblleshi”, Tiranë;
- Drejtorit të shkollës 9–vjeçare “Koli Sako”, Divjakë;
- Drejtorit të shkollës 9–vjeçare “Jashar Dunga”, Kajan;
- Drejtorit të shkollës 9–vjeçare “Liria”, Ajasem;
- Drejtorit të shkollës 9–vjeçare “Neim Muçelli”, Pretushë;
- Drejtorit të shkollës 9–vjeçare “Ahmet Zogu”, Kamëz;
- Drejtorit të shkollës 9–vjeçare “Shahin Kullolli”, Golik;
- Drejtorit të shkollës 9–vjeçare “Fatos Lami”, Zall-Mner;
- Drejtorit të shkollës 9–vjeçare “Klodian Tanushi”, Tiranë;
- Drejtorit të shkollës 9–vjeçare “Alush Grepcka”, Roskovec;
- Drejtorit të shkollës 9–vjeçare “Qamil Metalia”, Metaliaj;
- Drejtorit të shkollës 9–vjeçare “Kostandin Kristoforidhi” Tiranë;
- Drejtorit të shkollës 9–vjeçare “Spille”, Spille;
- Drejtorit të shkollës 9–vjeçare “Ismail Jangulli”, Godvi;
- Drejtorit të shkollës 9–vjeçare “Koli Dimo”, Frashër;
- Drejtorit të shkollës së mesme të bashkuar “Arif Zeqiri”, Golaj;
- Drejtorit të shkollës së mesme të bashkuar “Mark Jaku”, Gojan i Madh;
- Drejtorit të shkollës së mesme pedagogjike “Pandeli Sotiri”, Gjirokastër;
- Drejtorit të Zyrës Vendore Arsimore të Arsimit Parauniversitar Tiranë;
- Drejtorit të Zyrës Vendore Arsimore të Arsimit Parauniversitar Divjakë;
- Drejtorit të Zyrës Vendore Arsimore të Arsimit Parauniversitar Elbasan;
- Drejtorit të Zyrës Vendore Arsimore të Arsimit Parauniversitar Shkodër;
- Drejtorit të Zyrës Vendore Arsimore të Arsimit Parauniversitar Pogradec;
- Drejtorit të Zyrës Vendore Arsimore të Arsimit Parauniversitar Kamëz;
- Drejtorit të Zyrës Vendore Arsimore të Arsimit Parauniversitar Roskovec;
- Drejtorit të Zyrës Vendore Arsimore të Arsimit Parauniversitar Has;
- Drejtorit të Zyrës Vendore Arsimore të Arsimit Parauniversitar Kavajë;
- Drejtorit të Zyrës Vendore Arsimore të Arsimit Parauniversitar Pukë – Fushë-Arrëz;
- Drejtorit të Zyrës Vendore Arsimore të Arsimit Parauniversitar Gjirokastër –Libohovë;
- Drejtorit të Zyrës Arsimore Vendore të Arsimit Parauniversitar Bulqizë;
- Drejtorit të Zyrës Arsimore Vendore të Arsimit Parauniversitar Patos;
- Drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Lezhë;
- Drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Durrës;
- Drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Fier;
- Drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Korçë;
- Drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar.
/r.e/