KS/J3 Teuta - Dinamo 1-2

Dinamo arriti nje fitore te cmuar dhe aspak te veshtire ne fitoren 2-1 kunder Teutes ne Niko Dovana ne ndeshjen permbyllese te javes se 3-te te Superliges.
Per kampionet ne fuqi te drejtuar nga Luis Manuel Blanko realizuan mesfushori sulmues i Kombetares Elis Bakaj 58 dhe argjentinasi Gabriel Martinena 72.
Golin e vetem ne humbjen e dyte rresht te Teutes e relizoi korcari Erlis Frasheri por ne minuten e 92-te vetem pak caste perpara fershellimes perfundimtare te gjyqtari Laver Alla.
Pas kesaj fitoreje Dinamo u ngjit ne kuoten e 6 pikeve po aq sa Skenderbeu duke pasur nje pike me pak se dy kryesuesit Vllaznia e Flamurtari te dyja nga 7 pike.
Ne ndeshjet e tjera te kesaj jave te shtunen Besa dhe Flamurtari barazuan pa gola ne Kavaje pa shikues nderkohe qe ne Ruzhdi Bizhuta Elbasani gol i Sadikut barazoi 1-1 me Kastriotin gol i Babicit.
Te dielen Vllaznia mori kreun e Superliges pas javes se trete fale fitores 2-1 kunder Lacit ne Loro Borici. Per shkodranet shenuan Sinani 34 dhe Shtubina 85. Per Lacin e Stavri Nices realizoi Selimi 36.
Nje Bekim Kuli ne superforme - autori i tripletes se pare ne kete sezon 36 44 78 - i dhuroi Shkumbinit nje fitore te rende 3-1 ndaj Skenderbeut ne debutimin e trajnerit Agim Canaj dhe ne perurimin e tapetit te ri te impiantit peqinas. Per korcaret shenoi Shkembi.
Ne Qemal Stafa Tirana arriti fitoren e pare sezonale duke mundur 2-1 Bylisin fale nje dopjete te sulmuesit kroat Pero Pejic 22 dhe 45-2. Per ballshiotet te vetmen skuader ende pa pike pas tri javeve te para shenoi Gega 30.
0 pike
Bylis qe erdhi ne Superlige si kampioni i Kategorise se Pare nuk ka marre ende asnje pike ne tri ndeshjet e para.
3 gola
Sulmuesi i Shkumbinit Bekim Kuli eshte i vetmi lojtar qe ka mundur te shenoje nje triplete 3-1 kunder Skenderbeut.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA III
Te shtunen 11.09.2010
Besa-Flamurtari 0-0
Elbasani-Kastrioti 1-1
Sadiku 20/ Babic 52
Te dielen 12.09.2010
Shkumbini-Skenderbeu 3-1
Kuli 36 44 78/ Shkembi 45-3
Vllaznia-Laci 2-1
Sinani 34 Shtubina 85/ Selimi 36
Tirana-Bylis 2-1
Pejic 22 45-2/ Gega 39
Te henen 13.09.2010
Teuta-Dinamo 1-2
Frasheri 92/ Bakaj 58 Martinena 72
RENDITJA
Ekipi Nd Pike
1 Vllaznia 3 7
2 Flamurtari 3 7
3 Dinamo 3 6
3 Skenderbeu 3 6
5 Elbasani 3 5
6 Laci 3 4
7 Shkumbini 3 4
8 Tirana 3 4
9 Kastrioti 3 3
10 Besa 3 1
11 Teuta 3 1
12 Bylis 3 0
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Hene 13 Shtator 2010