KUVAJT – Rafineria e naftës goditet nga sulmet iraniane

KUVAJT, 20 mars /ATSH/- Pavarësisht thirrjeve drejtuar Iranit për të ndalur sulmet, kompania shtetërore e naftës e Kuvajtit, KPC, njoftoi se rafineria e saj e naftës është goditur nga disa sulme me dronë, sipas BBC.
Deri tani, nuk ka raporte për viktima.
“Ekipet e emergjencës luftuan me zjarrin në rafinerinë “Mina Al-Ahmadi”, dhe disa njësi janë detyruar të mbyllen”, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve.
Ky është skenari i tmerrshëm që vendet e Gjirit kishin shpresuar të shmangnin – që infrastruktura e tyre energjetike të bëhej një objektiv i përsëritur në luftë.
Pas sulmeve të Izraelit mbi fushën e gazit “South Pars” të Iranit, Teherani është hakmarrë përmes vendeve të Gjirit.
Lufta nuk tregon shenja të zbutjes, edhe pse vendet e Gjirit po festojnë Eid al-Fitr, fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit. //a.i/