E Diel, 1 Nëntor 2026

KUVENDI LIVE! Kumbaro në interpelancë me dy deputetë, ministrja Sala përballë Erion Braçes

Kuvendi mblidhet sot në orën 10:00 në seancë plenare, e cila pritet të shoqërohet me diskutime dhe debate, pasi në rendin e ditës janë parashikuar dy interpelanca dhe një seancë pyetje–përgjigje mes deputetëve dhe anëtarëve të qeverisë.

Seanca do të nisë me miratimin e procesverbaleve të seancave të datave 27 janar dhe 3 shkurt 2026, si dhe me njoftimet përkatëse.

Në vijim, do të zhvillohen dy interpelanca me Ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, të kërkuara përkatësisht nga deputeti Erald Kapri dhe deputetja Erisa Xhixho. Po ashtu, është parashikuar një seancë pyetje–përgjigje me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, me kërkesë të deputetit Erion Braçe.

Në seancën e sotme pritet diskutimi e më pas miratimi edhe i disa projektligjeve të rëndësishme. Deputetët do të shqyrtojnë projektligjin “Për shërbimin e jashtëm në Republikën e Shqipërisë”, si dhe ndryshime në ligjin “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë” dhe në ligjin “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”. Gjithashtu, pritet të diskutohet projektligji “Për disa ndryshime në ligjin ‘Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzet뒔.

Seanca do të përfshijë edhe shqyrtimin e një projektvendimi për miratimin e strukturës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë jo të plotë të Komisionit Qendror të zgjedhjeve, si dhe ndryshime në përbërjen e komisioneve të përhershme parlamentare.

Në përfundim, deputetët do të kenë mundësi të diskutojnë për çështje jashtë rendit të ditës, sipas parashikimeve të Rregullores së Kuvendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›