E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Ka kopjuar programin”, Rama i përgjigjet PD: Gjëja më qesharake që kam dëgjuar, a thua se bëhet fjalë për Kodin e Da Vinçit

TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama, i është përgjigjur kritikave të opozitës rreth akuzave se ka kopjuar programin e tyre.

Ai theksoi se ajo që ka dëgjuar është gjëja më qesharake në botë.

“Kjo e kopjimit të programit është gjëja më qesharake në botë. A thua se bëhet fjalë për ndonjë kod atomik, apo kod kasaforte, apo Kodi i Da Vinçit. Megjithëse iu qajnë hallin pensionistëve, nuk janë kontributin e tyre për Fondin e Sigurimeve Shoqërore, deri këtu është niveli i banaliteti dhe hipokrizisë dhe krijesave kënetore”, tha Rama./abcnews.al

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›