E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Ka marrë leje për të shkuar në Parlamentin Europian, Drejtoria e Burgjeve përgënjeshtron mediat greke: Kërkesa është ende në shqyrti,

Drejtoria e Burgjeve të Shqipërisë ka reaguar për News24 në lidhje me raportimin se Fredi Beleri do të niset drejt Strasburgut të hënën dhe të betohet si deputet i Parlamentit Evropian.

Sipas reagimit të Drejtorisë së Burgjeve, ende nuk ka një leje të dhënë për Belerin, i cili është dënuar për shitblerje votash.

Sipas institucionit kërkesa e drejtuar ndaj tyre është ende në shqyrtim.

Megjithatë më herët kreu i PDBNJ Vangjel Dule ka konfirmuar se të hënën Beleri do të kryejë betimin si eurodeputet, gjë që është raportuar edhe në mediat në Greqi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›