E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ka më shumë se një vit që ka ardhur në jetë, çifti i aktorëve zbulon emrin e fëmijës së katërt

Ryan Reynolds dhe Blake Lively zbuluan emrin e fëmijës së tyre të katërt, më shumë se një vit pas lindjes.

Kjo ndodhi gjatë premierës së filmit të fundit ‘Deadpool & Wolverine’, ku Ryan mbajti një fjalim në të cilin falënderoi familjen e tij dhe zbuloi emrin e fëmijës më të vogël, Olin.

Sipas PEOPLE, ndërsa ishte në skenë, Reynolds tha:

“Dua të filloj duke falënderuar gruan time Blake, e cila është këtu. Dua të falënderoj fëmijët e mi James, Inez, Betty, Olin, të cilët janë këtu.”

Megjithatë, gjinia e fëmijës së tyre më të vogël ende nuk është bërë e ditur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›