E Martë, 3 Nëntor 2026

“Ka në dorë fatin tuaj”, “hyrje” e re në “Ferma VIP”, çfarë po ndodh

Një “fermere” e re i është bashkuar “Ferma VIP” pasditen e kësaj të mërkure.

Ajo u ka dorëzuar pjesës tjetër të fermerëve, një zarf, në të cilin thuhet se ajo ka në dorë fatin e tyre.

“Prurësi i këtij zarfi është një person shumë i rëndësishëm. Duhet të dëgjoni dhe zbatoni me rigorozitet çdo dëshirë të saj. Kini kujdes, ajo ka fatin tuaj në dorë! Agai”, thuhej në zarfin e lexuar nga Dijonisi.

Fermerët janë shprehur të habitur nga “prurja” e re, ndërsa nuk dinë më shumë detaje, ata shpresojnë që edhe ajo të jetë “ogur i mbarë” si Rozana Radi dhe të ketë me vete ndonjë hajmali./vizionplus.tv

https://www.instagram.com/p/C6b7wmEsaSm/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›